“Xhuxhi” për të cilin flasin trafikantët? PD paralajmëron Prokurorinë: Ja kush e anuloi sot urdhrin e arrestimit të Vangjush Dakos

0
511

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar prokurorinë që ka prishur provat e përgjimeve që lidhin kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon me grupin e “Avdylajve” të arrestuar pak ditë më parë. Noka paralajmëron Prokurorinë që do paguajë rëndë prishjen e provave duke theksuar se Dako është “xhuxhi’ i përgjimeve. Flamur Noka është shprehur se sot është urdhëruar anulimi i arrestimit të Dakos.

Sipas Ndokës, sot në mesditë do të arrestohej kryebashkiaku i Durrësit, por ndërhyrjet e fuqishme politike kanë bërë që të anulohej urdhëri.

“Dosjes 339 trafikantët ose ish deputetët e PS për të shpëtuar më të rëndësishëm i kësaj dosjes. Ka më shumë se 24 orë që fletarresti për Vangjush Dakon është kthyer. Prokuroria duhet të mbajë përgjegjësi për kthimin e fletarrestit.

Askush nuk duhet të prishë provat e përgjimeve. Është një krim i rëndë që paguhet me burg gjaku. Askush nuk mund të zhbëjë të vërtetën se bandat kanë blerë vota për Vangjush Dakon dhe Ramën dhe si shpërblim kanë marrë miliona euro fonde. Kjo ishte edhe akuza që i bëri Lulzim Basha para një viti dhe Lulzim Basha e paditi për shpifje”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here