Gjyqi për “Vol-vo 4”, lirohen 8 nga 34 të arrestuarit

    0
    787

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar 8 nga 34 të arrestuarit, në sajë të mega-operacionit “Vol-vo 4”, që u zhvillua gjatë fundjavës në 12 qarqe të vendit.

    Mësohet se gjykata caktoi sot masën ‘Arrest shtëpie’ për 8 nga të arrestuarit e grupit të ‘Avdulajve’.

    Të gjithë të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Raportohet se prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’ për 3 nga të arrestuarit. Bëhet fjalë për Vlash Gazulin, Vasil Nikën dhe Luigj Palokën. Ndërkohë për motrën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Mimoza Ndoka, është kërkuar ‘detyrim paraqitje’, ndërsa masën ‘arrest me burg’ për 30 të tjerët.

    Sic eshte raportuar paradite se teksa zhvillohej seanca për ‘Avdylajt’ dhe pjesën tjetër të të arrestuarve të operacionit “Vol-vo 4”, një nga të pandehurve i ka rënë të fikët në sallë. Shtetasi Vlash Gazulli, rreth 74 vjeç i cili ka humbur ndjenjat duke rënë përtokë.

    Menjëherë është thirrur ambulanca dhe të pandehurit i është dhënë ndihma e parë jashtë gjykatës. Emri i Vlash Gazullit ka dalë nga përgjimet e prokurorisë si një nga personat që ka përfituar prona në Ranën e Hedhun.

    I Burgosuri

    Ai akuzohet per falsikim dokumentesh në kuadër të grupit kriminal dhe për tjetërsim pronash.

    Gjevi Ndoka (vëllai i Arben Ndokës) ka bërë të mundur të sigurojë akte të marrjes së tokës në pronësi në emër të shtetasve Kol Lleshi, Vlash Gazulli, Zef Ndoka, të cilat mbajnë data fiktive për periudhën e përpilimit dhe lëshimit të dokumenteve dhe pasi kanë plotësuar praktikat përkatëse me dokumente të falsifikuara, me ndihmën e personave të tjerë punonjës në ZVRPP, kanë arritur të regjistrojnë pasuri në sipërfaqe të konsiderueshme në emër të tyre dhe personave të tjerë dhe më pas i kanë tjetërsuar, duke bërë shitje dhe blerje fiktive, pranë zyrave noteriale te noterët, shtetasi Emanuel Gjura dhe punonjësi i kësaj zyre shtetasi Zef Lazri etj.

    Gjatë operacionit “Vol-vo 4”, janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

    Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

    Të arrestuarit:
    1. Hajri Seferi
    2. Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
    3. Shkwlqim Avdyli
    4. Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)
    5. Saimir Gjepali
    6. Altin Avdyli
    7. Jasin Avdyli
    8. Fatos Llaftiu
    9. Denis Llaftiu
    10. Esat Mehmeti

    11. Saimir Sulejmani

    12. Elis Guri
    13. Ilirjan Prifti
    14. Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )
    15. Bledar Koci
    16. Ardit Gjyriqi
    17. Elton Shehaj
    18. Armand Spiro
    19. Arben Cuko
    20. Artur Balla
    21. Arben Ndoka
    22. Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)
    23. Bledi Ndokaj
    24. Lule Zeneli
    25. Luigj Paloka
    26. Kol Lleshi
    27. Vlash Gazulli
    28. Zef Ndoka
    29. Mimoza Ndoka
    30. Paulin Simoni
    31. Vasil Nika
    32. Genc Zeneli
    33. Marjeta Perskura
    34. Zef Lazri

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here