Vëllai i presidentit Thaçi rrihet brenda institucionit shtetëror

0
506

Vëlli i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, është përplasur fizikisht me drejtorin e Byros Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin. Sipas Insajderi incidenti ka ndodhur minuta më parë në zyrën e Byros Kosovare gjatë një mbledhjeje.

Ndërsa zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti njofton: “Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here