Vdes në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Tiranës një i ndaluar, dalin detajet e para (EMRI)

0
517

Një i ndaluar ka ndërruar jetë në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3. Policia bën me dije se personi që ka vdekur është shtetasi me inicialet  Dritan Rica, 45 vjeç.

Informacion Paraprak

Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç.

Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.

Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here