Lorik Cana tregon projektin e madh: Ja cilin klub jashtë Shqipërisë do blej

0
335

Lorik Cana do të qëndrojë edhe një vit në Shqipëri e më pas do të lëvizë drejt një vendi tjetër për të nisur një karrierë si drejtues.

Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, ndonëse po bën kualifikimet e duhura për Licencën UEFA nuk e sheh veten si trajner në të ardhmen, por si drejtues.Në një intervistë të dhënë për mediat franceze, ai ka shpjeguar se e sheh veten në një rol drejtuesi dhe ka zbuluar se vitin e ardhshëm do të largohet nga Shqipëria për të blerë një klub dhe për ta drejtuar atë, me qëllimin për të mësuar jetën e një drejtori sportiv.

“Tani drejtoj një fondacion për të promovuar sportin dhe kulturën te të rinjtë në Tiranë, ku jam vendosur deri në vitin e ardhshëm. Më pas, do të ndërmarr një karrierë si drejtues në një klub për të marrë eksperiencë për disa vite. Përse jo, për t’u kthyer në të ardhmen si një drejtues i Olimpik Marsejës, do të më pëlqente”, u shpjegoi Cana francezëve.

Por cili është ky klub? Cana ruan misterin dhe tregon se për momentin është ende në negociata.

“Ka disa pista, vazhdojnë disa negociata për blerjen e këtij klubi, ndaj  nuk mund të them ende asgjë konkrete. Ai është një klub që nuk bën pjesë në 5 kampionatet e mëdha europiane, por do të jetë një vend i shkëlqyer për të marrë eksperiencë. Dua të shoh nëse më pëlqen kjo jetë, nëse ndjehem mirë në këtë rol dhe nëse mund të arrij të shkoj në një klub më të madh më vonë. Unë jam më i orientuar nga drejtimi sportiv, ose më saktësish drejtimi në përgjithësi, nuk më ka tërhequr kurrë të jem trajner. Por më intereson shumë të menaxhoj”, shpjegoi ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here