Ishin kthyer në tmerrin e banorëve, vihen në pranga 4 hajdutët. Ja si i grabisnin banesat (EMRAT)

0
409

Policia ka goditur një grup prej 4 personash të cilët kryenin vjedhje banesash në Fier.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brava”.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga policia 4 autorët e dyshuar të cilët kryen vjedhje të banesave me mekanizmin e thyerjes së bravave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa prej sendeve të vjedhura dhe sendet me të cilat kryenin vjedhjet.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Emanuel Doda, 23 vjeç, banues në Vlorë.

2.Lediona Preçi, 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

3.Bledar Skënderaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

4.Klaustin Zeneli, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin.

Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23.10.2018 këta shtetas janë kapur me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen “15 Tetori” Fier .

Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të mëparshme në qytetin e Fierit ku dyshohen se autorë janë këta shtetas.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe ne qytetin e Vlorës për dokumentimin e të cilave po punohet me Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here