Alketa Vejsiu ka ngacmuar Kledi Kadiun se sa puthje ka shkëmbyer ai në karrierën e tij: “Ehhh, tani numër s’mund të them, por shumë kanë qenë”, – tha ai paksa i vënë në siklet. Megjithatë, Alketa nuk e la me aq: “Po me cilën je ndier me mirë nga ato?” – e pyeti ajo. Edhe këtë herë, Kledi nuk deshi të përgjigjej, por kujtimi, me sa duket, iu shfaq menjëherë: “Laura, Laura Ciatti… në filmin…” – dhe e la në mes pa e argumentuar atë që kishte ndodhur.
Kledi Kadiu në rolin e Benit dhe Laura Chiatti në rolin e Françeskës kanë luajtur bashkë në filmin “Passo a due” në vitin 2005, një film nga producentë italianë, por me praninë edhe të aktorit tjetër shqiptar Genti Kame, në rolin e Adrianit.