Viktoria, 500 rezidentë të ngjeshur në ishullin e peshkatarëve 50m të gjatë

0
717
Ishulli Migingo ngrihet nga ujërat e liqenit Viktoria si kurrizi i një breshke të mbuluar barraka llamarine.
Pormegjithse nuk është në masë as sa një fushë futbolli, sot në të banojnë rreth 500 njerëz.
Për rreth një dekadë Migingo ka qenë burim tensioi mes Ugandë e Kenias të cilat nuk kanë vendosur ende se kujt i përket.
Komunitetet peshkatare rreth liqenit Viktoria kanë parë gjahun e tyre të zvogëlohet me kalimin e viteve, dhe janë vendosur në ishull për të kursyer shpenzimet.
Në fillim të viteve 2000 shkëmbi ishte thuasjee i pabanuar dhe asokohe caktohej në hartë si pjesë e Kenias, por më vonë Uganda dërgoi atje zyrtarë për të taksuar peshkatarët dhe për të ofruar mbrojtje ndaj piratëve.
Peshkatarët kenianë ankoheshin se po abuzoheshin nga ugandasit në ujërat e tyre, dhe qeveria keniane ndërhyri në 2009, dhe dy vendet krijuan komisionin e përbashkët për zgjidhjen e çështjes.
Komisioni nuk gjeti një zgjidhje të saktë por ishulli tashmë menaxhohet nga të dyja vendet, në një martesë leverdia që ka parë kohërat e saj të mira e të këqija.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here