Qeveria gjermane sot shprehu keqardhje për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja për armët bërthamore me rreze të mesme veprimi, nënshkruar me Rusinë.
“Partnerët në NATO tani duhet të konsultohen për pasojat e vendimit të SHBA-së,” tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Stephen Zaybert në një konferencë të rregullt.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass njoftoi dje se SHBA duhet të marrin në konsideratë pasojat e tërheqjes së saj nga një marrëveshje ndërkombëtare e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi, si për Evropën, po ashtu edhe përpjekjet e ardhshme për çarmatim.
Presidenti Trump tha se vendimi për tërheqje bëhet për shkak se Rusia nuk i është përmbajtur marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1987.