Mbyllja e basteve, ja çfarë pritet të ndodhë sot në lidhje me to (DOKUMENT)

0
404

Komisioni parlamentar i Ekonomisë do të marrë në shqyrtim të hënën dhe të martën,ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” . Ligji synon ndërprerjen e aktivitetit të basteve sportive dhe të basteve për garat në pistë deri në 31 dhjetor 2018.

Ky projektligj është në të njëjtën linjë me ndalimin ligjor të parashikuar për kazinotë elektronike dhe bingot tradicionale, thuhet në dokument, të cilat kanë të drejtë të ushtrojë aktivitetin e tyre deri në 31 dhjetor 2018. Ky projektligj synon të ndjekë të njëjtën logjikë dhe të njëjtin afat edhe për kategoritë Baste sportive dhe Baste për garat në pistë.

Në dokument thuhet ndër të tjera që Bingot televizive mbeten të paprekura nga trajtimi që i bëhet Basteve sportive dhe Basteve për garat në pistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here