Kontrollet në shtëpinë e Lul Berishës, flet avokati

0
341

Një ditë pasi policia ushtroi kontroll në banesën e Lul Berishës, avokati i tij flet për News24 e BalkanWeb. Gazetarja Klodiana Lala ka arritur të komunikojë me avokatin e Berishës, Detar Hysi i cili e ka quajtur të paligjshëm ‘bastisjen e policisë’.

Hysi është kontaktuar nga familjarët e Lul Berishës të cilët të shqetësuar pretendojnë se policia ka mësyrë dhe ushtruar kontroll në banesën e tij në Durrës. Avokati thotë se policia nuk ka pasur mandat për të ushtruar kontroll.

Po ndërkohë nuk jep detaje për vendndodhjen e klientit të tij.

Lul Berisha u la i lirë një vit më parë dhe lirimi i tij me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako bëri bujë. Sipas informacioneve nga Prokuroria dhe Policia ai mund të ketë ikur jashtë vendit. Lul Berisha është kërkuar si dëshmitar në procesin penal ndaj Ahmet Ajetit i cili ka tentuar ta vrasë disa vite më parë, por u tha se kishte lënë Shqipërinë për të shkuar drejt një vendit të BE bashkë me familjen.

Por Gjykata thotë se nuk rezulton që Lul Berisha të ketë kaluar kufirin sipas sistemit TIMS. Ndaj mbetet për t’u parë se si ka arritur të largohet, Lul Berisha nga Shqipëria me identitetin e tij apo në mënyrë ilegale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here