IKMT aksion në Roskovec: Do të prishen 32 objekte, parashikohet të zgjasë disa ditë

0
468

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në Roskovec në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti, në kuadër të projektit “Rilindja urbane”.

Sipas planit të IKMT do të prishen 32 objekte të madhësive të ndryshme, një dhe dy katëshe me funksione të ndryshme.

Operacioni parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që deri tani nuk është shënuar asnjë incident.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here