Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për Arkimend Lushaj të njohur ndryshe si Stresi. Avokati i tij e ka quajtur të paligjshëm këtë vendim.
Kujtojmë se Stresi u arrestua dy ditë më parë në një hotel në zonën e Linzës në kryeqytet pasi u kap me armë dhe kokainë.
Prindërit e Stresit e kanë konsideruar hakmarrje arrestimin e këngëtarit, pasi sipas tyre kjo vjen për shkak të padisë që Sali Lushaj bëri për shpifje ndaj Taulant Ballës.