Sherr, grushte dhe plumba jashtë lokalit, një i plagosur në Vlorë (EMRI+VIDEO)

0
523

Një përplasje me grushte mes disa personave ka agravuar në përdorimin e armës duke përfunduar me një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 minuta të mbrëmjes së sotme në një lokal në lagjen ’24 Maji’ në zonën e Çoles në qytetin bregdetar.

I plagosuri është Aleksandër Vasili 26-vjeç, ndërsa ka shkuar vetë në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka vetëm një plagë në këmbë.

Sipas të dhënave të para, bazuar te dëshmitë nga vendi i ngjarjes, konflikti ka nisur në lokal, bar lloto, ndërsa më pas kanë dalë jashtë ambienteve për t’u sqaruar dhe njëri prej tyre ka qëlluar Vasilin me armë duke e plagosur në këmbë.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por autori i plagosjes së bashku me personat që e shoqëronin janë larguar me shpejtësi me një makinë tip ‘Jeep’.

Ende nuk dihen se cilat kanë qenë shkaqet e konfliktit që pas fyerjeve kaloi në përplasje me grushte dhe përfundoi me të shtëna me armë zjarri. Pritet që të merret dëshmia e të plagosurit, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here