Parlamenti i Maqedonisë miraton ndryshimet kushtetuese për emrin

0
493

Edhe pas votimit individual u konstatua se 80 deputetë kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese.  Me këtë qeveria fitoi 15 ditë për të përgatitur amendamentet dhe për t’i kthyer sërish në procedurë parlamentare.

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale.

Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR, VMRO-DPMNE-ja insistoi në votim individual duke u shprehur secili deputet një nga një.

Vlladanka Aviroviq ka votuar pro, gjithashtu edhe Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska gjithashtu kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Edhe  deputeti Kërste Mukovski nga radhët e VMRO-së ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Emilija Aleksandrova nga VMRO-DPMNE, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç, votuan pro ndryshimeve kushtetuese. Këto janë deputetët që përskaj shumicës parlamentare mbështetën nismën për ndryshimet kushtetuese.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here