Zbulohet fotoja e Xhisiela Malokut me ish-të dashurin duke dalë nga hoteli

0
478

Publikohet foto e 25 vjeçares Xhisiela Maloku, ndërsa del nga hoteli në Fushë Krujë, në të cilin pretendohet se është dhunuar nga ish i dashuri i saj, Rexhep Rraja. Në fotot e siguruara nga dosja hetimore e djalit të deputetit të PS, duke qartë Xhisiela Maloku dhe Rexhep Rraja, duke dalë nga ambjentet e hotel “Bocit”, pasditen e 19 korrikut. Në seancën e sotme gjyqësore ku kërkoi lirinë e klientit të tij avokati Ilir Murati foli për një lidhje të gjatë mes të rinjve, ndërsa vuri në dukje xhelozinë e 25 vjeçares Maloku.

Në procesverbalet e ish-oficerit Emiljano Nuhu,i cili denoncoi historinë mes dy te rinjve,  Xhisiela Maloku ka rrëfyer për dhunën që Rrexhep Rraja ka ushtruar ndaj saj në dhomën e një hoteli. Dëshmia është marrë nga ish-oficeri Emiljano Nuhu në komisariatin e policisë në Krujë, më datë 30/07/2018.

Në dëshminë e saj Xhisiela tregon se është njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe ka qenë e lidhur me të deri në vitin 2017. Ajo rrëfen se konfliktet me ish-të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS, i kanë ardhur pas ndarjes. Ajo tregon se 19.07.2018 është takuar me Rexhep Rrajën, dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës e ka dërguar në hotel. Në dhomë ajo tregon se është dhunuar nga djali i ish deputetit të PS, është djegur me cigare në këmbë prej tij dhe është goditur në kokë më qytën e pistoletës.

Por pak kohë më vonë, 25-vjeçarja Xhisiela Maloku tha se ka tërhequr padinë ndaj ish-të dashurit të saj, duke theksuar se gjithçka e ka bërë për motive xhelozie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here