Pas daljes së regjistrimit të Fredi Alizotit, Balla ‘mban fjalën’, padit tek Krimet e Rënda Bashën, Salianjin dhe Hoxhën

0
465

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë ka paditur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tre persona pas daljes së regjistrimit të Fredi Alizotit, i cili sipas prokurorisë ishte imitues i Agron Xhafajt.

Balla ka paditur sot kreun e PD-së Lulzim Bashë, deputetin demokrat Ervin Salianji si dhe Florenc Hoxhën, personin që ka regjistruar videon.

Padia është depozituar sot tek Krimet e Rënda dhe deputeti socialist akuzon tre persona për “shpifje” dhe “kallëzim të rremë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here