U bë shkak për tragjedinë me 5 të vdekur në Butrint, kapet trafikanti i shumëkërkuar (EMRI)

0
424

Policia e Fierit ka ndaluar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit. Albert Gega i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, u vu në prangat e policisë

Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here