Trondit Izet Haxhia, i kërcënon të gjithë nga burgu: Nëse një qime floku të prekin, do të nxjerr fakte tronditëse

0
423

Izet Haxhia aktualisht ndodhet në burgun 302 në Tiranë ku pas ekstradimit pritet përballja me drejtësinë mbi çështjen e bujshme të vrasjes së Azem Hajdarit.

Mirëpo, muaji i fundit ka qenë paksa i rënduar për të dhe të dashurën e tij Erjonën, e cila sipas kësaj të fundit është kërcënuar dhe shantazhuar nga avokati i Izetit, Romeo Kara si dhe vëllai i Izetit Ismet Haxhiaj.

Në një postim të fundit, Izeti i shpreh edhe njëherë dashurinë Erjonës duke i “rikujtuar” të gjithë atyre armiqve që të mos merren me gjënë e tij më të shtrenjtë.

Ai kërcënon se do të nxjerrë emra, fakte, data nëqoftëse i preket e dashura e tij.

Postimi:

“Erjona ime, kokekashta ime, shpirt shpirt, shpirt! Nuk ka vlere asgje ne kete bote para teje,nuk ka vlere as liria, as pushteti,as paraja, as fama, asgje, asgje! Ti je liria ime, fuqia ime, pasuria ime, pushteti im, jeta ime! Jeta ime qe do t a flakja ne sekonde , nese nje qime floku te preket ty! Cdokush qe te ka sulmuar, share, shantazhuar, kercenuar, do me kene perballe mua, nje dite! Dhe nese vazhdojne te te shkruajne, t a dine mire qe edhe pse Prokurori s po vjen qe s po vjen, per krimet dhe deshmite politike e mafioze qe kam, per gjera pesonale, e kam koken nje arshive te vertete. Per te gjithe ata qe te shkruajne ty,
paturpesisht! Nese merren me gjene time me te shenjte e personale, do nxjerr edhe une gjera personale, me data, vende, deshmitare,emra, etj.. e jo vetem per ta, por edhe per familjaret e tyre! Me cdo cmim, do te te mbroj ty,para gjithçkaje! Sepse miq qe s pranojne dashurine, s kane c me duhen! Asnje! Kurse armiqte.. di si flas me ta!!!
Te dua , te dua, te kam dashur gjithe jeten, qe kur te priti infermierja ne maternitet, qe kur hodhe hapin e pare,kur ke belbezuar fjalen e pare, kur ke kenduar kéngen e pare, kur te flaken ne kamion per te te cuar ne internim qe foshnje, kur ngrije doren e para ne mesim, mes atyre njerezve te mrekullueshem te fshatit Kosove te Permetit( per te cilet me ke folur pafund se sa i do dhe se sa mirenjohese ju je). Hallallin tim e paçin perjete, qe te bene ty te ndjejeshe mire, e vockla ime!
Te kam dashur gjate studimeve e diplomave te tua( shuume diploma, mastera, doktoratura, etj..ma ke kaluar keq ketu)
Te kam dashur gjate sukseseve te tua ne skene,gjate zhgenjimeve te tua, te kam dashur kur j u hodhe tavolinen ne fytyre frikacakeve qe te mbyllen deren, se ishe armike e popullit dhe ne “demokraci “te lepiheshin…
E te dua tani me shume se kurre, do te te dua gjithe jeten, deri sa te pushoje se rrahuri zemra ime, do te te dua edhe ne boten tjeter ku shpirtrat tane do jene perseri bashke!
Edhe 1 miliard here te vija ne kete bote, do te te doja vetem TY!
Shpirti im, e bukura ime, e dashura ime, gruaja ime, shoqja ime e ngushte, bashkeluftetarja ime sypatrembur, kokeforta ime me karakter Luaneshe, embelsia ime, pa asnje kompleks,
familja ime, shpirtbardha ime e qeshur e optimiste, por qe kur nxehesh ju a kalon 10000 malokeve bashke.. Drita ime! E mençura e Dheut!
Faleminderit Zot qe te kam perjete!!!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here