Nuk jepnin kupon, Tatimet mbyllin dhjetëra biznese në Tiranë

0
652

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kontrolluar brenda dhjetë ditëve, 1-11 tetor, 1819 biznese, nga të cilët 602 janë kapur me shkelje. Vlera e gjobave ka arritur 19.8  milionë lekë.

Më konkretisht: 8 tatimpaguesve  u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë);

50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për mos lëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;

118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here