Akuza për korrupsion, pranga juristit të ZRPP Fier (EMRI)

0
396

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•Ervis Bregasi, 32 vjeç, banues në Cakran, Fier.(me profesion Jurist në ZRPP Fier).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 26.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

Orial Murataj, 30 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zhupan, Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/l.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here