Mëngjesin e ditës së sotme është ndezur një zjarr rreth 50-60 metra larg një pike karburanti në qytetin e Laçit, rrugës kombëtare Tiranë –Prishtinë.
Zjarri ishte i madh dhe kishte përfshi drunjtë dhe mbeturinat që gjendeshin aty.
Ai rrezikonte që të përfshinte edhe pikën e karburantit, që do të mund të sillte një tragjedi të madhe dhe do të rezultonte në një katastrofë për banorët e zonë, por falë ndërhyrjes së shpejtë është neutralizuar.