Babalja’/ Në hetim për kallëzim të rremë, Salianji sot në prokurori

0
435

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur sot për të marrë në pyetje deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji lidhur me audio përgjimin në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në pazare droge. Salianji është paraqitur pranë organit të akuzës në orën 09:30, dhe do të merret në pyetje si person në hetim, pasi akuzohet per ‘kallëzim të rremë’.

Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim”-thuhet nga organi i akuzës.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria caktoi masat e sigurimit “arrest me burg” për dëshmitarin Albert Veliu i njohur si ‘Babalja’, dhe Fredi Alizotin që thuhet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Gjithashtu është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për gazetarin Jetmir Olldashi për ‘kallëzim të rremë’. Ndërkohë Veliu u arrestua dje në Kosovë

Nuk dihet nëse organi i akuzës do kërkojë heqjen e imunitetit për deputetin Ervin Salianji, që i hap rrugë më pas caktimit të masës së sigurisë ndaj tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here