I publikuan foton me Fredi Alizotin, reagon për herë të parë Sali Lushaj

0
443

Dosja “Babalja” ka përplasur politikën shqiptare si edhe ka përfshirë shumë personazhe në të.

Pas publikimit të dy fotove ku Sali Lushaj shihet në një tavolinë me Fredi Alizotin dhe Bablen, Lushaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur Stresi, ka shkruar se publikimi i këtyre dy fotove, u bë shkas që ai të pranonte se kishte dalë me Alizotin dhe Babalen.

“Kanë ndenjur këtu afër shtëpisë time, se e njihja prej vitesh… Ishin të trembur e pa bukë. Unë iu afrova këtë këtu afër shtëpisë time. Këtë mund ta bëjë kushdo që është shqiptarë”, shkruan Lushaj.

Postimi i plotë:

“Te nderuar Miq ! U ba shkas kjo foto qe ta pranoi se ne kte vend kam dalur me Alizotin e Babalen .Por me zgjoi nga malli kur pash vehten time ne kte vend .Kishte shkruar gazeta e sotme e quajtur shqipetarja .com ku vetem shqipetare smund ta quaj .Me zgjoi nga malli duke me kujtuar flete rrufete e asaj kohe te viteve 80 ku mbi 400 te tilla te gjithe organizatave te rinise e te frontit te gjithe  rrethit mu drejtonin mua. Pse nuke pushuat me dhe sot apo amaneti i Baballareve tuaj ? Po kane ndejtur ketu afer shtepise time se e njifja prej vitesh qysh kur Baballaret e ketyre qe sot i sherbajne kta gazetare me internuan .Ishin te trembur e pa buke .Une ju afrova kte ketu afer shtepise time. shtepise time . Kte mund ta bej kushdo qe eshte shqipetar. Le te ishte i majte une une do ti gjindesha afer  po te me kerkonte ndihem.Se cka fole e deshmuar Si Alizoti si Babalja le te mbajne pergjegjesite e tyre sejcili. Respekte”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here