Edi Rama: Reformë rrënjësore për titujt e pronësisë, administrata do t’u përgjigjet qytetarëve sipas ligjit

0
365

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje se shumë shpejt do të bëhet reforma e agjencive për titujt e pronësisë. Gjatë takimit javor që Rama mban në Kryeministri për platformën e bashkëqeverisjes, kreu i qeverisë u shpreh se gjatë këtyre ditëve do të kryhen edhe konsultime publike për këtë reformë.

“Ajo që ne duhet dhe ne po bëjmë, është reforma e agjencive për titujt e pronësisë. Këto ditë, ministrja e Drejtësisë do të hapi konsultimin publik për projektin e një reforme rrënjësore, e cila do të bashkojë ALUIZNI-n dhe hipotekën në një institucion të vetëm. Nga ana tjetër do të hapë rrugën e një transformimi të madh nga pikëpamja e sistemimit dixhital të të gjithë të dhënave, do të adresojë disa probleme kyçe, ndër të cilat problemi i disa komuniteteve në veri të vendit, sidomos, por dhe në ndonjë zonë të jugut, që e kanë refuzuar 7501-n, si rezultat i paqes së vendosur mes tyre për tokat e të parëve, këto komunitete e kanë të pamundur që të kenë akses në financime të çfarëdo natyre dhe në mbështetje të çfarëdo natyre nga bankat, apo nga fondet mbështetëse vendase apo evropiane, për shkak se janë faktikisht në tokën e të parëve, por nuk ekzistojnë në asnjë regjistër”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kjo reformë do të mundësojë dhe krijimin e një strukturë brenda Agjencisë së re të Titujve të Pronësisë, që do të jetë një strukturë paragjyqësore. Sipas Ramës, reformat duan kohë që të bëhen dhe të japin efekt, ndërsa shtoi se platforma e bashkëqeverisjes po ndihmon në këtë aspekt. “Reformat duan kohën e tyre. Institucionet duan kohën e tyre. Të bësh shtet, do të thotë në radhë të parë të kesh një administratë që funksionon si robot, që nuk i shikon njerëzit as nga prejardhja, as nga xhepi, as nga statusi social, as nga mosha, as nga gjinia, por iu përgjigjet sipas ligjit. E ndërkohë që kjo nuk ndodh, ne kemi shumë nevojë të jemi pranë njëri-tjetrit. Njerëzit nuk kanë nevojë për miq, mjafton që të çojnë zërin e tyre përmes platformës në veshin e ministrit apo të ministres. Menjëherë vihet në lëvizje i gjithë mekanizmi”, deklaroi Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here