Zbarkojnë në selinë blu oficerët e Krimeve të Rënda, sekuestrojnë videon e publikuar nga Salianji

0
364

Pasi Ervin Salianji e publikoi videon në emisionin ‘Opinion’, ku Fredi Alizoti pretendon se ka takuar Drejtorin e Policisë. Pas kësaj  Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të mundur sekuestrimin e videos.

Oficerët e Prokurorisë kanë mbërritur në selinë blu dhe kanë marrë në dorë videon.

Në video, Fredi Alizoti pretendon se i është bërë presion nga Drejtori i Policisë për të pranuar se zëri në audiopërgjimin e “Babales” është i tij.

 Vetë Fredi Alizoti në një filmim të përgjuar fshehtas, pohon se nuk është vetëofruar, por blerë.

Alizoti thotë në video e mori Ardi Veliu natën me makinë MB të zezë dhe e ka dërguar tek prokurori natën, ndërsa pohon se është takuar dhe me Taulant Ballën që i ka ofruar 200 mijë euro.

Sipas tij me Taulant Ballen u takuan në një kafe pranë Prokurorisë.

Tashmë e gjitha i mbetet në dorë organit të hetimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here