Tensionohet situata/ Banorët protestë në Laprakë, përleshje fizike deri në humbje ndjenjash

0
392
Disa banorë në Laprakë kanë dalë në protestë paraditen e sotme pasi pretendojnë se fusha sportive, një terren që prej 20 vitesh është përdorur prej tyre si e tillë do të prishet. Sipas tyre, në vend të fushës pritet të ndërtohet një pallat.
Sot në mëngjes, kur kanë parë fadromat të mbërrijnë pranë fushës banorët kanë dalë jashtë dhe kërkojnë garanci që ky terren sportiv nuk do të preket. Ata thonë se personi që pritet të ndërtojë pallatin ka edhe një vendim gjykate dhe leje ndërtimi që të finalizojë qëllimet e tij.
Të ndodhur përballë kësaj situate banorët kërkojë garanci nga Bashkia e kryeqytetit. Ka mbërritur edhe deputeti Ulsi Manja për t’i siguruar që fusha nuk do të preket, por banorët thonë se presin reagimin e kryebashkiakut Veliaj.
“Ne do mbajmë qëndrim deri kur të marrim garancinë e fundit. Nuk duam asnjë tullë, asnjë gardh. Kjo është sigurua që duam. Do rrimë këtu, ne do bëjmë rezuistencë deri në fund. Pa marrë garanci nga Veliaj nuk largohemi. Këtu duam sportin duam kulturën, s’na ka mbetur gjë tjetër vetëm të ikim në arat e hashashit tani. Po na i shtyni fëmijët drejt hashashit”.

Protesta ka degraduar në përplasje fizike deri në humbje ndjenjash të dy zonjave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here