Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 01 tetor të këtij viti ku u dogj makina e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.
Në pranga ka përfunduar Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë, si autori i dyshuar i zjarrvënies.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë – Komisariati i Policisë Nr.6 zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 01 tetor 2018, ku Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat i dogjën mjetin.
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intesive hetimore identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të zjarrvënies së automjetit, shtetasin :
Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.