Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka paditur në gjyq kryeopozitarin Lulzim Basha. Padia e Ballës vjen pas akuzave për 3.4 mln eurot e kapura në Toyota Yaris.
3.4 mln eurot u gjetën në dy automjete në Portin e Durrësit.
Ditën e sotme kanë mbërritur në gjykatën e Krimeve të Rënda avokati i kreut të PD-së Lulzim Basha, si edhe deputeti socialist Taulant Balla.
Kjo është seanca e dytë që zhvillohet në lidhje me këtë çështje. Kryedemokrati Basha përfaqësohet nga avokati Gazmend Bardhi.