Në fillimet e tij tek kombëtarja jonë ai do të deklaronte se shiritin e kapitenit do ta mbante lojtari që kishte më shumë ndeshje.
Teksa na ndajnë pak orë nga miqësorja ndaj Jordanisë, ai është pyetur sërish në lidhje me shiritin e kapitenit, që mbrëmjen e sotme pritet ta mbajë Andi Lila.
Këtë herë italiani ka thënë diçka të ndryshme nga e para, duke e lënë atë në dorë të lojtarëve.
Ai u shpreh:
Kapitenin e zgjedhin vetë lojtarët, janë ata që votojnë dhe vendosin për futbollistin që mendojnë se ata ndjejnë si kapiten.”
Kujtojmë se shiriti i kapitenit kohët e fundit ka lëvizur nëpër shumë futbollistë të kombëtares, ndërsa me sa duket vendimin për Andi Lilën si kapiten ndaj Jordanisë e kanë marrë vetë lojtarët.