Moska refuzon nocionin e Izraelit për sovranitet mbi Lartësitë Golan

0
471
Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov tha sot se Rusia ashtu si shumica e komunitetit ndërkombëtar, nuk do të pranojë ndryshime në statusin e Lartësive Golan, të cilat i konsideron territor sirian i pushtuar5 nga Izraeli.
Komentet e tij vijnë pas deklaratës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të njohë sovranitetin e Izraelit për Lartësitë Golan, duke shtuar madje se presidenti rus Vladimir Putin e ka vlerësuar rëndësinë strategjike të rrafshnaltës për Izraelin.
Ndërsa Lavrov tha për gazetarët në Moskë: “Statusi i Lartësive Golan përcaktohet nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB. Ndryshimi i statusit duke shkelur rezolutën e OKB, për mendimin tim do të ishte një shkelje”.
Izraeli ka pushtuar Lartësitë Golan nga Siria dhe më pas i ka aneksuar gjatë Luftës Gjashtë-ditore në 1981. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 497 e po atij viti, e cila ka kaluar unanimisht. e ka shpallur aneksimin e Izraelit të pavlefshëm dhe pa efekt ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here