Gazetari Artan Hoxha publikon foton ekskluzive: Fredi Alizoti në lokal me Sali Lushajn

0
619

Dalja e videos së re me personazh kryesore Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut dhe dosja Babale janë diskutuar mbrëmjen e sotme në Repolitix.

Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë gazetari Ylli Rakipi, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, avokati i Jetmir Olldashit, Clirim Gjata dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia. Gazetari Artan Hoxha publikoi një foto të Fredi Alizotit me një eksponent pranë PD, Sali Lushajn, babai i reperit Stresi, ish-truprojë i Sali Berishës. Gjithashtu, emri i Sali Lushajt ka dalë edhe në përgjimet e Prokurorisë me Fredi Alizotin. Në një bisedë telefonike, një i njohur i thotë Alizotit që të shkojë dhe të flejë të shtëpia e Saliut (Sali Lushës)

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar se është Florenc Hoxha, ish-polici i PD, personi që ka intervistuar Fredi Alizotin në videon e publikuar dje nga deputeti Ervin Salianji. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë, foto ekskluzive ku shihet Fredi Alizoti në një lokal në shoqërinë e Sali Lushajt, eksponent i njohur në Partinë Demokratike.

Ndërkohë, Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në “Repolitix”, sesi u njoh me audiopërgjimin e Albert Veliut, “Babales”, ku pretendohej se ishtë regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se trafikonte kanabis drejt talisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.

“Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Tani, ky gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material. Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej”, tha Ylli Rakipi.

Z.Rakipi, ishit në dijeni të lidhjeve të gazetarit Jetmir Olldashi me PD?

Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm. Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari. Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare.

Nëse do kishit një dosje ku të implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm do ta transmetonit?

Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte.

Gazetari Artan Hoxha: Nuk është i panjohur për PD. U tha se më datë 1 këtë e kishte marrë Ardi Veliu, dhe një Taulant, që bëhej fjalë për Taulant Ballën. Pasi ka marrë sallën operative, rreth muajve tetor-nëntor ka thënë se donte të bënte një regjistrim për Agron Xhafajn, por ai se afronte Babalen.

Avokati Çlirim Gjata: Pse po e jep këtë fotografi, na thuaj, ç’tregon?

Gazetari Artan Hoxha: Që do të thotë se ky nuk është personazh i panjohur.

Gazetari Ylli Rakipi: Sali Lushajn e kam takuar edhe unë. Kjo është foto që s’tregon gjë.

Gazetari Artan Hoxha: Tregon që është në dosje dhe ky person ka qenë në Tiranë.

Gazetari Ylli Rakipi: Mund të ketë qenë Saliu në Vlorë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here