Deputeti i PD lëshon akuza të forta: Ja pse Donika Prela nuk është më në krye të Krimeve të Rënda

0
459

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashki ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Prokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela.

Sipas Bylykbashit, Prela ka konfirmuar ditën e sotme se nuk është në krye të Prokurorisë, por ka marrë detyrën të kryesojë Task Forcën e ngritur nga Rama-Xhafaj për të mbrojtur Agron Xhafajn.

“Kur duhet te therriste me urgjence Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Veliun dhe Ballen per ti marre ne pyetje, ben avokaten e tyre. Deshmia e porositur nga grupi i posaçem i Kryeministrit vlen per Donika Prelen, ndersa denoncimi i grupit nga i njejti person me ze dhe figure nuk vlen”, ka shkruar deputeti.

Postimi i plotë

Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk eshte ne krye te Prokurorise se Krimeve te Renda por ka marre detyren te kryesoje Task Forcen e ngritur nga Rama-Xhafaj per te mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet te therriste me urgjence Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Veliun dhe Ballen per ti marre ne pyetje, ben avokaten e tyre.

Deshmia e porositur nga grupi i posaçem i Kryeministrit vlen per Donika Prelen, ndersa denoncimi i grupit nga i njejti person me ze dhe figure nuk vlen.

Eshte vene shteti ne mbrojtje te krimit‎. Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh ne nje seance turpi, nuk ka me asnje cudi pse prokuroria sot i sherben pushtetit deri dhe me mbulim te krimit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here