Shpërthim në banesën e gjyshit të Xhisielës, 16 të shoqëruar në polici

0
425

Një ditë pas shpërthimit në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut, polciia e Fushë Krujës ka shoqëruar 16 persona. Të shoqëruarit janë marrë në pyetje për eksplozivin në banesën ku qëndronte Xhisiela Maloku.

Aktualisht banesa ruhet nga forcat e policisë. Ngjarja ndodhi dy net më parë në fshatin Larushk Fushë-Krujë, ku një sasi eksplozivi u hodh në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi rreth 100 gram.

Vetë vajza mohon se është dhunuar por se e kishte denoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut. Ajo është marrë në mbrojtje nga policia ndërsa Rexhep Rraja ndodhet në burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here