“Babalja”. Do arrestohen deputetë të PD-së? Rama: Prisni, unë i di të gjitha!

0
418

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se do të dalin të gjithë emrat që janë të përfshirë në historinë ‘Babale’, i cili rezultoi montazh dhe që prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Albert Veliun dhe kunatin e tij Fredi Alizoti, i cili nga përgjimet ka pranuar se do të merrnin 200 mijë euro nga PD.

I pyetur nëse ka deputetë nga opozita që meritojnë të përballen me akuza penale për dosjen ‘Babale 1’, referuar përgjimeve nga ku zbulohet se Albert Veliu ka takuar në fillim deputetin e PD-së Ervin Salianji, Rama tha se i di të gjitha dhe pret që të dalë e vërteta e plotë.

Ua kam lënë juve të bëni gazetari, do i jepnit përgjigje shumë thjeshtë këtyre pyetjeve dhe shumë më parë se prokuroria të arrinte në gjysmë konkluzionet deri tani. Unë i di të gjithë, por nuk dëshiroj që të them më tepër. Kam angazhuar një grup për të gjithë këtë dhe pres që e vërteta të dalë e plotë. Nuk kam për ta lënë edhe sikur të zbutet, unë nuk jap vendime.Shqiptarët do e mësojnë me emra dhe me mbiemra kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here