A është Alizoti kunati i Albert Veliut? Flet avokati, ja si përgjigjet

0
432

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat për Fredi Alizotin dhe Jetmir Olldashin. Gjykata ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për gazetarin Olldashi dhe “arrest me burg” për ‘aktorin’ Fredi Alizoti, personi i cili thuhet nga Prokuroria se interpretoi zërin e Agron Xhafajt.

Avokati i Fredi Alizotit bëri me dije se nuk ka akuza konkrete ndaj klientit të tij, si edhe as prova për akuzat e ngritura.

Nuk ka prova për akuzat ndaj Alizotit, nuk ka as akuza konkrete. Alizoti dhe Olldashi u tha dhe në seancë që nuk kanë njohje. Sot ishte një seancë teknike proceduriale vetëm për vlerësimin e kritereve. Çështja vijon të jetë në hetim. Cilësia e zërit në audiopërgjim e marrë nga mediat është i dobët. Fredi Alizoti nuk është kunati i Albert Veliut. Kjo dihet. Alizoti nuk ka njohje as me gazetarin Olldashi“, deklaroi avokati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here