Punime në rrjet/ Ja zonat ku do ketë kufizime të energjisë

0
417

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Fushë Krujës për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin e Fushë Krujës. OST bën me dije se kufizimet e energjisë elektrike do jenë nga ora 03:30 deri 07:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Njoftimi i OST:

Për shkak të remontit të planifikuar të OST në nst Fushë-Krujë, në datën 9 tetor, në intervalin kohor 03:30-07:00 të mëngjesit, do të stakohet energjia në këto zona në Krujë: Fabrika e Cimentos (Zallë), Lagjet: SMT, Pallati Hark, Bakushë Visha, Tregtia, Hekurudha, Hasan, Fshatrat: Larushk, Zezë, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Nikël, Shelqet, Magazë, Fabrika e Tullave fshati Zallë, Lagjet: Fshat Fush Kruje, Rruga e Krujës, Lagjia e Burgut, Kodra e Celëve, Lagjia e Delvinëve, Kastriot i Ri, Kastriot i Vjetër, Adem Gjeli, Arrameras, Vath, Borizanë, Thumanë, Derven, Gramëz, Sukth, Brrok, Ura e Gjolës, Subjektet private rruga Fushë Krujë-Lac, Pompat Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here