Mish dhe peshk jashtë standardeve, AKU bllokon dyqane e restorante

0
592

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan gjatë kësaj jave ka kryer një sërë aksionesh gjatë të cilave ka konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore,  për rrjedhojë janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit u konstatuan dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe  “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, mishi 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa certifikuar si dhe  950 kg miell, 20 kalastrela  pa element gjurmueshmërie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here