Është deshifruar 300 vite më parë, ja cila është letra e shkruar nga “murgesha e djallit”

0
952

Thuajse 300 vite më parë në një manastir në Siçili , një murgeshë e quajtur Motëe Maria Crocidissa ngulmonte se ishte pushtuar nga djalli.

Maria qëndronte në manastir që prej moshës 15-vjeçare. Thuhet se ajo është parë duke ulëritur, në gjendje të rënduar ndërsa shkruante vargjet që sipas saj djalli ia kishte dedikuar asaj.

Ajo mendonte se pushtimi I saj ishte pjesë e planit të djallit . Ai donte që ta kthente atë kundër Zotit dhe ti shërbente forcave të errëta.

Letra përmbante një kombinim të çuditshëm shkronjash nga alfabete të vjetra. Askush nuk kishte qenë I aftë ta dëshifronte mesazhin.

Por së fundmi një nga mesazhet misterioze është deshiruar nga kërkimet e bëra nga qendra shkencore  Ludum në Itali, e cila arritit të dekodojë një pjesë të letrës.

Gjithsesi kjo u bë falë një pjese programimi që është zbuluar në internet në mënyrë të paligjshme.

Për prestigjozen “The Times” drejtori Daniele Abate pohoi se kishin dëgjuar për programimin dhe me një kombinim alfabetesh greke, ruse, latine etj u arrit dëshifrimi I njërës letër.

Thuhet se letra përshkruan Zotin, Jezusin dhe Shpirtin e Shenjtë si të vdekur . Në letër thuhet se Zoti prentendon se mund të çlirojë njerëzit por ky system nuk funksionon për askënd.

Murgesha madje ka shkuar më tej, duke pohuar se Zoti është shpikur nga njerëzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here