‘Babalja’, Rama: Vëllai i ministrit në audiopërgjim është një aktor, ja nga kush u tradhtua Basha

0
503

Ditën e sotme ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij Kryeministria i Shqipërisë, Edi Rama ka hedhuar akuza ndaj opozitës.

“Opozita ka hedhur dhe vazhdon të hedhë baltë dhe shpifje ndaj qeverisë. Do të presim me durim që prokuroria të hedhë dritë, vëllai i ministrit në atë audiopërgjim është një aktor, në këmbim të parave. Kjo është e konfirmuar në një laborator të specializuar. E them me bindje se ky audiopërgjim nuk ka ekzistuar kurrë. Ky është një skandal i skenuar nga opozita”, u shpreh Rama.

“PD bën filmat që dihen, opinioni publik u mor peng dhe u dhunua pa pushim. Në atë audiopërgjim vëllai i ministrit është një aktor, më saktë një mjeran që ka pranuar rolin në këmbim të parave. Sot për fatin shumë të keq të Bashës, nuk janë vetëm analizat shkencore që nxjerrin audiopërgjimin të fabrikuar, por është dhe vetë aktori, që i ka dalë për zot zërit të vet. Ky që kërkon Vetting për thashetheme, e ka tradhtuar regjisorin se nuk i marrë eurot e premtuar për rolin njësoj si Babalja. Babalja nuk ra nga qielli,” tha Rama.

“Akuzuesit janë ata që nuk bënë asgjë, as kundër kanabisit, as kundër krimit. Nuk u morën kurrë me to se Lazarati ishte normalitet shtetëror, pjesa tjetër nuk ekzistonte, ndërsa krimi ishte thjeshtë pjesë e lajmeve. Kur u morëm seriozisht me kanabisin, plasi një zhurmë e ububushme a thua se i dëgjohej për herë të parë emri një droge që kishte ekizstuar prej 25 vitesh.

Shqipëria e 97 vrasjeve në vitin 2012 duket sikur nuk ka ekzistuar, ndërsa sot që vrasjet janë përgjysmuar s’ka pikë rëndësie. Shqipëria që gjetëm e kishte mbi 80 mesataren e vrasjeve në vit, sot e ka nën 50. Vitin e kaluar janë vrarë 9 persona. Thuaj sa të duash që në 4 vitet e fundit të tyre kanë qenë 15 vrasje në vit, ndërsa në 4 vitet tona ka qenë 9.

Sa më shumë përshkallëzohet lufta frontale e policisë me krimin, aq më shumë përshkallëzohet kjo baltë shpifjesh.

Nga viti 2014, janë sekuestruar 5 fishi i asetete pasurore të vendosur nga krimi i atyre që kanë sekuestruar ata.

Ne në 11 muajt e fundit kemi sekuestruar 16 mln asete të krimit të organizuar, e qenkemi të lidhur me krimin.

Këtë periudhë është marrë ofensiva më e madhe e baltës ndaj ministrave dhe deputetëve, veten s’po e përmend se i bie të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit. Monstruoze janë shpifjet ndaj ministrave,” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here