“Thellësisht të pikëlluar”/ Ndërron jetë aktori i njohur (FOTO)

0
349

Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare, aktori i njohur amerikan Scott Wilson. Wilson, i cili ka interpretuar rolin e Hershel Greene në serialin e famshëm “The Walking Dead”, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u bë i ditur nga nga përfaqësuesi i tij, Dominic Mancini për “TMZ”.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar të raportojmë se Scott Wilson, aktori i pabesueshëm që luajti si Hershel në seri, ka vdekur. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij. Pusho në parajsë Scott. Të duam shumë”- ka thënë Mancini.

Aktori amerikan e ka nisur karrierën me filmin e vitit 1967 “In The Heat Of The Night”. Ai ka marrë pjesë në rreth 50 filma, ku spikasin “The Last Samurai”, “Pearl Harbor” dhe “Dead Man Walking”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here