F1, Hamilton fiton në Japoni dhe përgatit festën; Dështon Ferrari: Vettel gabon, Raikkonen i pesti

0
407

Fitorja e nënte sezonale do e lejojë britanikun Lewis Hamilton që të prezantohet në Austin, në garën e ardhshme të Botërorit të Formula 1, me mundësinë matematike që të fitojë titullin kampion.

Piloti i Mercedesit i la pas të gjithë në pistën e Suzukës dhe ka përfituar nga dita e keqe e Sebastian Vettelit për të shkuar në +67 pikë në klasifikimin e pilotëve.

Gjermani i Ferrarit e nisi mirë garën duke rekuperuar disa pozicione, por në një tentativë parakalimi ndaj Max Verstappen gaboi në frenim dhe pati kontakt me holandezin, duke dëmtuar më shumë veten. Në fund, Vettel përfundoi garën i gjashti, direkt pas shokut të skuadrës, Kimi Raikkonen.

Në podiumin e Suzukës u ngjitën Valtteri Bottas (Mercedes) dhe Max Verstappen (Red Bull).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here