“T’rren kur e pyet sa është ora”/ Balla i përgjigjet Bashës: Je kokrra e gënjeshtarit si Nuhu yt o Nuli!

0
395

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës, Lulzim Basha për praninë e tij në komisariatin e Fushë-Krujës ku është kërcënuar me jetë ish nënkomisari, Emiljano Nuhu.

Por Balla në një status në Facebook ka thënë se ai e ka denoncuar i pari tentativën e PD-së për ta përfshirë socialistin në këtë ngjarje.

Ai ka thënë se Jozefina Topalli do mbahet mend për thënien e saj se Basha  “t’rren kur e pyet sa është ora”.

“Jozefina Topalli do mbahet mend gjatë kur thoshte se Lulin me e pyt edhe sa është ora ai veç t’rren. “Babale 2” e kam njoftuar unë i pari në emisionin Top Show më 25 Shtator.
Dhe më pas më 26 Shtator në mëngjes kam bere një takim me gazetarë dhe kam njoftuar më pas konferencën për shtyp për të denoncuar përfshirjen e turpshme të Lulzim Bashës në këtë inskenim idiotesk.
Edhe deputetët e tu e dinë Lulzim që ti po gënjen. Nuk kam qenë në Fushë Krujë, o Lul! Javën tjetër bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të gënjyer i një kokrre gënjeshtari si Nuhu yt o Nuli i këtij vendi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here