Të dërguarit e Trump në Tiranë s’ndryshojnë kurs, SPAK dhe BKH mbeten prioritet kyç, kush pengon reformën do jetë armik i SHBA

0
510

Amerikanët kanë rikthyer sërish ankthin në radhët e gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve. Që prej muajit korrik, kur edhe u vendos largimi i ambasadorit Donald Lu, presioni ndërkombëtar u duk se ra. Por ditën e djeshme zëvëndësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses Ones ka bërë një deklaratë shumë të fortë, duke treguar se administrata e “Trump” do vijojë të mbajë të njëjtën linjë. Ajo e bëri të qartë se SHBA do të bëjë gjithçka për ngritjen e SPAK e BKH. Duke folur në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, zv/ambasadorja amerikane vuri në dukje faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosur për mbështetur institucionet ligjzbatuese në vend, në mënyrë që vendi të pastrohet njëherë e mirë nga të korruptuarit. “Gjithashtu do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për të ngritur SPAK-un dhe BKH-në. Këto institucione do të forcojnë kapacitetin e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. SPAK dhe BKH përfaqësojnë epokën e re të daljes nga e shkuara e njollosur prej korrupsionit dhe përfaqësojnë llogaridhënien e re për popullin shqiptar. Ne jemi shumë krenarë t’i mbështesim që të dyja këto institucione”, deklaroi ajo.

SHBA nuk ndryshon linjë

Por duket se deklaratat e zv/ambasadores Leyla Moses Ones, tregojnë qartë se edhe kjo e fundit është në të njëjtën linjë me ish-ambasadorin Donald Lu. Leyla Moses Ones sapo është emëruar zv/ambasadore e SHBA-vë në Tiranë dhe është e dërguara e Presidentit Donald Trump, ku përveç rolit të saj, zonja Ones tanimë ka marrë edhe frenat e Ambasadës deri sa të vij ambasadori i ri. Ç’ka do të thotë se qëndrimi i saj është zyrtar , duke përfaqësuar dhe përmbushur direktivat e Presidentit Trump, se Amerika është e vendosur të çmontojë korrupsionin në Shqipëri. Nga ana tjetër, qëndrimi i zv/ambasadores Leyla Moses Ones ka shuar edhe ëndrrat e politikanëve shqiptarë, sidomos opozitës. “Më lejoni të jem shumë e qartë, diçka që nuk do të ndryshojë është mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara për shtetin ligjor në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë këmbëngulëse në thirrjet tona publike për një gjyqësor etik. Shtetet e Bashkuara do të dalin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që i përdorin pozitat e tyre për t’u pasuruar apo për të favorizuar të fortët, apo për të shmangur edhe vetë drejtësinë e tyre. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj shtetit ligjor në Shqipëri është i patundur. Është i pandryshueshëm. Dhe është i panegociueshëm”, tha ajo.

Amerika mesazh politikës

Zv/ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses Ones ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e SHBA-ve për shtetin ligjor dhe Shqipërinë. Në këtë kontekst, zonja Ones theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë. Sipas saj, klasës së të korruptuarve në Shqipëri po u ngushtohet laku. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë këmbëngulëse në thirrjet tona publike për një gjyqësor etik. Shtetet e Bashkuara do të dalin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që i përdorin pozitat e tyre për t’u pasuruar apo për të favorizuar të fortët, apo për të shmangur edhe vetë drejtësinë e tyre. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj shtetit ligjor në Shqipëri është i patundur. Është i pandryshueshëm. Dhe është i panegociueshëm”, nënvizoi zv/ambasadorja Ones.

Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here