Humbi ndeshjen, trajneri shqiptar dhunohet në hyrje të banesës

0
518

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku trajneri i një skuadre është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se trajneri i Llapit në Kosovës, Bylbyl Sokoli është rrahur nga tri persona në hyrje të banesës së tij në rrugën “Luan Haradinaj”.

Siç përcjellin edhe mediat kosovare, në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca, ndërsa kjo e fundit e transportoi trajnerin për në spital.

Kujtojmë se ngjarja në fjalë vjen një orë pasi përfundoi ndeshja e Prishtinës me Llapin, ku kryeqytetasit fituan 2-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here