Ekzekutimi në ish-Bllok/ “Kush ia ka qepur gojën Sali Berishës”?

0
769

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka hedhur dyshime të forta sot në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në zonën e ish-bllokut, e cila tronditi mbarë opinionin, ku një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur.

Ai tha se ngjarja ka marrë përmasa të mëdha pasi në spital ka parë truproja të rëndësishme të politikanëve.

Gjithashtu Hoxha përmend dhe Berishën, i cili ende nuk ka reaguar për ngjarjen.

“Në spital kam parë truproja të rëndësishme të politikanëve. Se pse i kanë sjellë atje nuk e di. Ka dhe elementë tjetër që thonë se ka një të plagosur por nuk e dimë. Mbetet për tu parë çfarë plage ka marrë dhe çfarë nevoje për mjekim ka ajo plagë. Këta njerëz janë me një të kaluar të mëparshme, kanë lidhje të forta me funksionarë shtetërorë.

Ai qytetari dixhital (Sali Berisha) sot ka heshtur. Si ka mundësi? Kush ia ka qepur gojën, ai e di. Kjo ngjarje duhet urgjentisht të zbardhet, të hetohet, të gjenden motivet edhe për përfshirjen e forcave të policisë së shtetit.

Biznesmeni në fjalë mund të ketë mbi 1 mijë punonjës, ka biznese, është taksapagues, personi tjetër, biznesmeni tjetër, (Ervis Mata) është në të njëjtën situatë.”

Politikanët në këtë histori kanë njohje nga të gjitha anët” tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here