Atentati në ish Bllok, gazetari: Viktima Rigers Gaxha lëvizte i armatosur dhe ishte në kërkim, ja pse

0
543

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë kryeqytetin ku mbeti i vrarë 26 vjeçari Rigers Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt dhe u plagos ky i fundit dhe Laert Hasa.Mësohet se viktima Rigers Gaxha ishte në kërkim nga policia për vrasje të mbetur në tentativë rreth tre muaj më parë. Lajmin e bën me dije gazetari Flamur Vezaj.

“Viktima Rigers Gaxha, që mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në zonen e ish-bllokut, ishte në kërkim nga policia për një vrasje të mbetur në tentativë këtu e rreth tre muaj më parë! Burimet më thone se Gaxha edhe pse ishte në kërkim levizte lirshëm edhe i armatosur nëpër Shqipëri duke i ruajt shpinën së bashku me Leart Hasen shokut tashmë të plagosur në qafe Ervis Martinaj! Kështu që shprehja se “ne Shqiperi vrasesit te gjejne me shpejt se policia” nuk është më një shprehje qe me propozimet e reja te KM mund të hash ndonjë gjobe për shpifje!”, shprehet gazetari Vezaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here