Kallëzim nga trajneri i Kombëtares për fyerje, Gjykata e Tiranës shpall ‘në kërkim’ Bujar Nishanin

0
391

Gjykata e Tiranës shpall ‘në kërkim’ ish presidentin Bujar Nishani. Kjo ka ndodhur pasi ish presidenti ka ndërruar adresë.

Sipas Report Tv, Gjykata e Tiranës i ka dërguar një letër zyrës së gjendjes civile për të gjetur adresën e Bujar Nishanit, ku do i kërkojë të paraqitet si i paditur pas kallëzimit nga trajneri i Kombëtares Christain Panucci.

Mësohet se më 1 tetor 2018, gjykata i drejtohet me shkresë zyrës së gjendjes civile për të kërkuar informacion mbi palën e paditur që është Bujar Nishani.

Ndërkohë përgjigja që gjykata ka marrë nga gjendja civile është: ‘Ka ndërruar adresë’.

Për këtë arsye Gjykata ka ‘shpallur në kërkim’ ish presidentin Bujar Nishani, pasi nuk dihet se ku banon, për t’i dërguar fletëthirrje.

Kujtojmë se Panucci e ka paditur Nishanin për fyerje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here