Një 34 vjeçare nga qyteti i Durrësit është ndaluar ditën e sotme nga Policia.
Mësohet se e reja me inicialet E.O, banuese në Durrës, është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, sepse ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 3 muaj burg me akuzën e “Mashtrimit”.
34-vjeçarja ishte shpallur në kërkim, ndërkohë është ndaluar vetëm ditën e sotme teksa tentonte të largohej jashtë vendit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.10.2018, në S.P.K Morinë, u ndalua shtetësia në kërkim E.O., vjeçe 34, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.