U arrestua për prostitucion, i “forti” i Shkodrës tregon: Si më mbajti policia 20 orë të lidhur si qen

0
505

“Nuk shfrytëzoja vajza për prostitucion në lokalin që ia kisha marrë me qira Renard Tatës, kushëririt tim. Aty kishte vetëm muzikë live”. Kështu deklaroi në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” nga burgu i Shën Kollit, Kastriot Musa, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Ai pretendon se nuk ka lidhje me prostitucionin, ndërsa shtoi se i vetmi gabim që bëri gruaja e tij, e shtyrë nga xhelozia, ka qenë fakti se kishte pranuar të dilte për kafe me policë të infiltruar, që e futën në kurth. Po ashtu Kastrioti tha se policë me maska kishin hyrë në lokalin që ai kishte marrë me qira që nga 5 shtatori i 2017-ës, dhe kishin dhunuar klientët.

“Në datën 18 nëntor 2017 kanë ardhur forcat special të Policisë së Shtetit dhe s’më kanë gjetur në lokal. E kisha marrë me qira që në shtator. Po e provoja nëse do më ecte si punë apo jo. Kam qen jashtë lokalit, s’kam ditur çfarë ka ndodhur. Kam gjetur klientët shtrirë përtokë që dhunoheshin. Një dhunë, terror i pamasë. Mua më kanë hedhur përtokë, sa kam thënë Rinard Tata. Nisën që të shkelmonin lokalin, karriget. Klientë di që kam pasur vetëm një tavolinë. Në atë lokal kam bërë muzikë, që ka sjell edhe xhelozi mes gruas, pasi nisnin të më shkruanin këngëtare. E më pas e hoqa muzikën. Se di ça ka ndodhur. Forcat e policisë, të hyjnë në një familje, të vijnë të joshin një grua, s’më duket e mirë dhe e nxorën per kafe. Jam i dhunuar, prokuroria s’mori asnjë masë. U dhunova. Më mbajtën të lidhur për 20 orë, si qeni. Kam qen vetëm me një bluzë me mëngë të shkurtër. Në pronësi është e Rinard Tatës, e kisha marrë me qira në 5 shtator. Arditën të them sinqerisht e kam njohur si fqinjë, se vinte dhe me babain për kafe. Valbona Hoxhën e njoh. Se njoh si kliente, e di që ka qenë e dashura e një djali. E kam njohur nga i dashuri i saj. Valbona ka ardhur me të dashurin e vet në muzikë live, kaq. Për prostitucion që më akuzon mua shteti, skam dijeni. Nuk është e vërtetë”, tha Kastrioti.

Operacioni ‘Balerina’

Operacioni “Balerinat” u krye ne 18 nëntor të 2018. Kanë qenë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”. 7 shtetas janë të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal. Shtetasi Rinard Tota, i njohur ndryshe si “Dan Bilzeriani” dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here